Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi

Aktuale

Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:45
Nexhmedin Spahiu

Kryeministri Albin Kurti ditë me parë paralajmëroi se në Serbi po bëhen plane për të kryer sulme të reja kundrejt Kosovës. Sipas tij, prapa këtij plani qëndron Milan Radojeçiq.

Rreth këtyre paralajmërimeve, analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Albin Kurti mund të jetë dashamiri me i madh i luftës, por sipas tij, ai nuk mund të nxisë luftë.

“Nëse do të këtë luftë, do të këtë vetëm nëse të dy palët janë të interesuar, pra amerikanët dhe Vuçiqi. Në të kundërt do të kemi marrëveshje të paqes përmes planit franko-gjerman”, ka thënë Spahiu, në emisionin ‘Politiko.

Sipas tij, problemi qëndron nëse Serbi nuk pranon të zbatojë marrëveshjen që tashmë është pranuar e që ka të bëjë me planin franko-gjerman.

“Nuk do të ketë luftë kur ta shohim flamurin e Kosovës në Beograd dhe atë të ‘Zajednicës’ në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat