Mustafa: Investitorët e diasporës po ikin nga Kosova në Shqipëri

Aktuale

Mustafa: Investitorët e diasporës po ikin nga Kosova në Shqipëri

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:51
Bashkim Mustafa dhe Medain Hashani

Në emisionin EURO n’7 të fundit per këtë vit është analizuar situata e përgjithëshme ekonomike në vend duke krahasuar të dhëna të prodhuara nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës.

Të ftuarit në studio prof.Medain Hashani dhe prof.dr.Bashkim Mustafa profesor i shkencave aplikative në UP kanë konstatuar se viti 2023 është vit i humbur në ekonomi.

Profesori Bashkim Mustafa duke analizuar situatën ekonomike në vend ka thënë se trendet eknonomike në vend kanë qenë të pritshme ngase nuk është punuar që të kemi rezultate më të mira.

Në ekonomi sipas profesor Mustafës punohet sot për të pasur rezultat nesër, pra nuk është punuar as vitin e kaluar as këtë vit që të kemi rritje më të madhe ekonomike.

“Ne sot si qytetar të këtij vendi në vend se t’i gëzoheshim të arriturave ekonomike duhet të përballohemi me çmime të papërballueshme për jetës, ku mbi 55% e pagës si kosovar i shpenzojmë vetëm për ushqim dhe pije. Këtë situatë e ka rënduar edhe më shumë faturat e fundit për energji elektrike. Ky trendi i rritjes së vogël ekonomike është edhe si pasojë e faktit se qeveria nuk arriti që ta ruaj apo rris trendin ekonomik të post-pandemisë. Kryesisht mungesa e investimeve kapitale dhe politikat e gabuara të subvencionimit të qytetarëve kanë bërë që të kemi një rezultat të tillë. Qeveria aktuale edhe ka bërë një planifikim të dobët për investime kapitale por as atë planifikim as për së afërmi nuk ka arrit ta realizoj dhe si pasojë rezultatet janë këto ku sot krahasim me një vit më parë kemi rreth 5% më shumë të qytetarëve tanë që jetojnë në varfëri ekstreme”, ka thënë Mustafa.

Rënia e fuqisë blerëse si pasojë edhe e inflacionit dhe poashtu rënia e investimeve të huaja qoftë edhe ato nga diaspora sipas profesor Musfatës janë elemente tjera që kanë frenuar rritjen ekonomike në vend.

Një fakt tjetër shqetësues tashmë sipas Mustafës është se diaspora jonë investimet e tyre në vitin e fundit i ka orientuar më shumë në Shqipëri sesa në Kosovë gjë që nuk ka qenë kështu në të kaluarën.

Kjo sipas ekspertëve mund të ketë ndodhur edhe për shkak të pompozitetit që qeveria i ka dhënë krijimit të Byrosë së konfiskimit të pasurisë.

Shumë nga diaspora jonë mjetet për blerjen e patundshmërive i kanë pasur nga të ardhurat që kanë punuar pas orarit të punës në vendet e tyre apo thënë ndryshe kanë punuar në të zezë dhe nga frika që pasuria e tyre mund të konfiskohet ata kanë frenuar blerjen e patundshmërive në vendin tonë duke zgjedhur Shqipërinë para Kosovës.

“Në të kaluarën apo edhe vitin e kaluar kosovarët pothuajse nuk janë identifikuare fare si investitor nga Banka Qendrore e Shqipërisë, ndërsa ky evidentim i tyre si investitor ka filluar vitin që shkoj ndërsa që ketë vit numri i tyre është rritur dukshëm. Vendi ynë nuk e ka luksin që të lejoj të na ik asnjë investitor i huaj e lëre më që ta na ikë edhe diaspora jonë. Qeveria urgjentisht duhet që të krijoj kushte dhe politika më të mira për investitor të huaj e posaçërisht për diasporën tonë e cila mesatarisht në vit i bien rreth 1.5 miliard euro”, ka thënë Mustafa.

Kjo e dhënë e Mustafës është mbështetur edhe në të dhënat e Agjensionit të Statistikave të Kosovës ku në tremujorin e tretë pra në kohën kur diaspora vërshon Kosovën kemi rënie të konsiderueshme të blerjes së patundshmërive fakt ky që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat