Sadri Ramabaja e quan Isa Mustafën “marionetë”, pasi e përkrahu Sali Berishën

Aktuale

Sadri Ramabaja e quan Isa Mustafën “marionetë”, pasi e përkrahu Sali Berishën

Më: 4 janar 2024 Në ora: 21:52
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, analist dhe  aktivist i LVV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar shkrimin e Isa Mustafës, ish-kryetar i LDK-së, i cili ditë më parë foli për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe vendimin për arrest shtëpiak të Sali Berishës, ish-president i Shqipërisë.

Në lidhje me këtë deklaratë, Ramabaja ka pasur një shkrim të ashpër, duke e quajtur Mustafën “marionetë”.

“Kur marionetat në Prishtnë mbështesin marionetat në Tiranë…” – shkroi Rambaja.

Ndryshe, ish-kryeministri dhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, ku lideri i njohur historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po qëndron në arrest shtëpiak lidhur me akuzat për korrupsion.

Mustafa ka shfrytëzuar rastin për të bërë një krahasim me situatën e ish-kryetarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke ngritur pyetjen nëse kjo reprezenton një “drejtësi shtetërore” apo një “turp kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat