Bajqinovci: Policia serbe po e plaçkit mërgatën në kufirin e Bërnjakut

Aktuale

Bajqinovci: Policia serbe po e plaçkit mërgatën në kufirin e Bërnjakut

Më: 7 janar 2024 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video në Facebook, ku thotë se policia serbe në pikë kalimin kufitar të Bërnjakut iu merr ryshfet udhëtarëve nga Kosova.

Bajqinovci thekson se polici serb ju ka kërkuar ryshfet mërgimtarëve për të kaluar kufirin.

“Policia serbe duke e plaçkitur mërgatën në kufirin e Bërnjakut.

Kjo video tregon se si polici serb ju kërkon ryshfet për të kaluar kufirin”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat