Qerkini për “padrejtësinë” e Speciales: Paraburgimi do të duhet të zëvendësohej me arrest shtëpiak

Aktuale

Qerkini për “padrejtësinë” e Speciales: Paraburgimi do të duhet të zëvendësohej me arrest shtëpiak

Më: 9 janar 2024 Në ora: 19:21
Artan Qerkini

Të padrejtë e ka cilësuar qëndrimin e Gjykatës Speciale në Hagë avokati, Artan Qerkini, se ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë.

Në aktvendimet e Speciales, ky është njëri ndër arsyetimet (rreziku i ndikimit në dëshmitarë) se pse u vazhdohet masa e paraburgimit krerëve të UÇK-së, por që, sipas Qerkinit, do të duhej të zëvendësohej me arrest shtëpiak për një sërë faktesh e parimesh nëse do të respektoheshin nga Specialja.

“Marrë parasysh arsyetimet që po jepen në aktvendime për vazhdimet e paraburgimet, gjasat për lirim të të pandehurve që të mbrohen në liri ose së paku t’u zëvendësohej masa prej paraburgimit në arrest shtëpiak janë shumë të vogla, sepse Gjykata Speciale po përsërit refrenin e njëjtë se ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë. Mirëpo unë mendoj se ky qëndrim i gjykatës nuk është i drejtë, për faktin se vetë Kosova e ka themelu një gjykatë jashtë territorit të vet, me qëllimin e vetëm, t’ iu ofrojë garanci dëshmitarëve, pastaj dëshmitarët janë të mbrojtur.

Dhe dëshmitarët kryesorë madje nuk jeton në RKS kështu mundësia për të ndikuar në dëshmitarë është shumë e vogël. Prandaj, në bazë të parimit të proporcionalitetit, kur zbuten nevojat e sigurisë duhet të zbutet edhe masa e sigurisë. Prandaj, nëse do të respektoheshin këto parime, minimalisht paraburgimi do të duhej të zëvendësohej me arrestin shtëpiak”, ka thënë Qekrini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat