Dugolli: Vuçiqi pinjoll i Millosheviqit, vepron më të njëjtën logjikë

Aktuale

Dugolli: Vuçiqi pinjoll i Millosheviqit, vepron më të njëjtën logjikë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 19:03
Bujar Dugolli

Profesori universitar, Bujar Dugolli, duke komentuar një deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns, se një vend (anëtar i aleancës “Five Eyes”) i ka hetimet për sulmin terrorist të 24 shtatorit, por se nuk po i publikon ka thënë se kjo mund të jenë edhe një formë e presionit ndaj Serbisë.

Sipas Dugollit, kjo politike është e gabueshme, pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është pinjoll i Sllobodan Millosheviqit, dhe logjika e tyre vetëm kërcënimet dhe gjuhën e forcës njeh.

“Këta mund të kenë edhe kalkulime të tjera te presionit, mos ata po e pranojnë një avancim dhe po e kursejnë Vuçiq nga ky element. Por, kjo është politike e gabueshme, sepse është një pinjoll i Millosheviqit. Millosheviqi sfidonte faktorin ndërkombëtar në çfarëdo negociata. Dhe premtonte gjëra ndërsa në anën tjetër kryente krime dhe gjenocid e masakra.

Kështu është e njëjta logjikë, prandaj kjo logjikë e njeh vetëm kërcënim dhe gjuhën e forcës, nuk e njeh atë karotën. Këta do të mbushen me karota por do të ofrojnë kurrfarë zgjidhje. Prandaj në moment kur ka kërcënim serioz qofte sanksione, qoftë ushtarake ata do të pranojnë dhe do të bëhen pjesë e stabiliteti në rajon. Këtë destabilitet që po e shfaqin edhe në Bosnjë dhe në Mal të Zi, u provua edhe në Kosovë. Ndonëse po heshtin, por, heshtja e tyre nuk d o të thotë që grupet ekstremiste do të heqin dorë kaq lehtë nga kjo çështje. Prandaj rreziqet janë permanente. Britania e Madhe më së është duke e trajtuar këtë çështje, ai është shtet serioz, i fuqishëm dhe ka shumë informacione”, ka thënë Dugolli në “FIVE” të Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat