Ja çka i ndodhi sot avokatit serb që dje vendosi lule te varrezat e Jasharëve në Prekaz, Kurti tregon detaje

Aktuale

Ja çka i ndodhi sot avokatit serb që dje vendosi lule te varrezat e Jasharëve në Prekaz, Kurti tregon detaje

Nga: N. Sh. Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:58
Çedomir Stojkoviq

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, është ndaluar sot në kufirin Kosovë-Serbi.

Ndalimi i tij lidhet me vizitën që avokati e bëri dje në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ku edhe vendosi lule.

Këtë lajm e bëri publik, Faton Kurti, kryetari i Republikanëve të Kosovës.

Ai thotë se, Stojkoviq ashtu sikurse Sandullovit deklarohen për njohje të Kosovës dhe pajtim mes shqiptarëve e serbëve.

Postimi i plotë:

Çedomir Stojkoviq, Avokati i Nikola Sandulloviqit, i cili dje vendosi lulet tek varrezat e Jasharëve në Prekaz të Drenicës, është ndaluar sot në mëngjes duke e kaluar kufirin Kosovë - Serbi dhe ende po mbahet nga policia serbe!

Ndonëse si Stojkoviq ashtu dhe klienti i tij Republikani Nikolla Sandulloviq deklarohen për Njohje të Kosovës dhe pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve, regjimi i Vuçiq po i burgos dhe torturon duke dëshmuar se është vetëm një radikal, apostull i radikalizmit të Millosheviqit.

FUNDI I DIKTATORËVE TË BALLKANIT PO VJEN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat