Njohësja e ekonomisë vlerëson se ndalimi i dinarit është vendim plotësisht i ligjshëm

Aktuale

Njohësja e ekonomisë vlerëson se ndalimi i dinarit është vendim plotësisht i ligjshëm

Më: 25 janar 2024 Në ora: 14:09
Ilustrim

Ligjëruesja e ekonomisë, Albulena Kastrati ka deklaruar se vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, është plotësisht në përputhje me ligjin.

Sipas Kastratit, ky vendim madje është i vonuar, sepse ligji është dashtë të jetë në fuqi qysh prej vitit 2010.

Një vonesë të tillë, ajo e ka lidhur me kontekstin politik në vend.

“BQK e ka nxjerr këtë rregullore përkitazi me ligjin për BQK. Ky është një vendim në përputhje me ligjin edhe pse si vendim është dasht të jetë në fuqi prej vitit 2010, por nuk është zbatuar për shkak të kontestit politik. Është vendim i vonuar. Nuk është në rregull që në një territor ku valuta zyrtare është euro e të përdoret dinari serb”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat