Gazetari Gashi reagon pas publikimit të deklaratës së Naim Murselit, kritikon hetuesinë

Aktuale

Gazetari Gashi reagon pas publikimit të deklaratës së Naim Murselit, kritikon hetuesinë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 20:59
Astrit Gashi

Pas publikimit të dëshmisë së Naim Murseli, të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli, ka reaguar gazetari Astrit Gashi.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi është shprehur se videon e publikuar nga Vehbi Kajtazi e ka dëgjuar dy herë, dhe i kishte mbi 20 pyetje që hetuesi nuk ia ka bërë Murselit, dhe se është tmerruar nga mungesa e kurreshtjes e profesionalizmit të hetuesit.

E degjova nja dy here videon e publikuar nga Vehbi Kajtazi ne paparaci te deshmise ne hetuesi te Naim Murselit, per vrasjen e tmerrshme te Liridona Ademaj dhe i pata une vet minimum nja 20 pyetje qe hetuesi nuk ja beri. U tmerrova nga mungesa e kurreshetjes e profesionalizmit te hetuesit. Nje gazetar fillastar i “TV Kralanit” kish dite me bo pyetje me shume sesa hetuesit”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Na ruajt zoti se per qesi hetues, asgje nuk zbardhet. Jam i tmerruar! Faleminderit Vehbi, qe na e zbulove cfare hetuesish jo kompetent kemi!”, ka shtuar gazetari Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat