Miftaraj: Qeveria e Kurtit i mbron zyrtarët e korruptuar, i shkarkon ata që raportojnë korrupsionin

Aktuale

Miftaraj: Qeveria e Kurtit i mbron zyrtarët e korruptuar, i shkarkon ata që raportojnë korrupsionin

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:38
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar largimin nga puna të Ermal Kutllovcit, sinjalizuar të aferës për rezervën shtetëror.

Miftaraj ka shkruar se në Qeverinë e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, kush guxon “me raportu korrupsionin e njerëzve të tij, e shkarkon nga puna”.

“Largohet nga puna Ermal Kutllovci, sinjalizuesi i aferës për rezervën shtetërore.

Qeveria e Albin Kurtit kush guxon me raportu korrupsionin e njerëzve të tij, e shkarkon nga puna.

Qeveria klienteliste e Albinit i mbron zyrtarët e korruptuar dhe i ndëshkon ata që kanë guxim të raportojnë korrupsionin.” – shkroi Miftaraj, ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat