“Sot jemi dy shtete shqiptare”/ Edita Tahiri zbulon faktorin që ndihmoi gjeopolitikën

Aktuale

“Sot jemi dy shtete shqiptare”/ Edita Tahiri zbulon faktorin që ndihmoi gjeopolitikën

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:02
Edita Tahiri

Politikanja dhe diplomatja, Edita Tahiri në një lidhje ‘’Skype’’ në një program televiziv u shpreh se Rambujeja e ndihmoi gjeopolitikën shqiptare sepse sot jemi dy shtete shqiptare ndërsa para Rambujesë ishim gjysëm.

Tahiri: Në debatet akademike marrëveshja e Rambujesë konsiderohet e dështuar, për shkak se pala serbe nuk e nënshkroi dhe Kosova e nënshkroi.

Kjo marrëveshje i solli Kosovës përfitime historike.

E para u ndal lufta u ndal gjenocidi, solli pavarësinë e Kosovës.

Protektorati i Natos dhe SHBA ishte qenësor dhe sot jemi në një Kosovë të pavarur dhe shumë përparime të tjera.

Rambujeja e ndihmoi gjeopolitikën shqiptare sepse sot jemi dy shtete shqiptare.

Para Rambujesë ishim gjysëm, Shqipëria gjysëm dhe Kosova në vende tjera.

Sot jemi më mirë por duhet të bëjmë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat