Kryeziu: Raportimi i Bislimit u mbyll për këtë arsye

Aktuale

Kryeziu: Raportimi i Bislimit u mbyll për këtë arsye

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:38
Arbëresha Kryeziu

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëresha Kryeziu, tha se raportimi i Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të publikimit të disa dokumenteve konfidenciale.

Ajo pas mbledhjes deklaroi para gazetarëve se nuk ka qenë çështje e mostransparencës mbyllja e këtij raportimi për gazetar.

“Arsyeja e mbylljes së mbledhjes ishte se zv.kryeministri Bislimi do të ndaj me ne disa dokumente konfidenciale dhe nuk preferohet të ndahen me opinion për shkak të procesit shumë fragjil, kjo ka qenë arsyeja, jo pse nuk jemi transparent”, tha Kryeziu.

Ajo shtoi se në raportimin e Bislimit është diskutuar për procesin e dialogut në faza të ndryshme, derisa këtë e ka quajtur mundësi të mirë për deputetët që të marrin informacione më të detajuara.

Kryeziu tha se është diskutuar edhe për Banjsken, derisa tha se në këtë takim janë shpërndarë informacione të nevojshme sidomos për deputetët e opozitës të cilët tha se po shpërndajnë informacione të pavërtetë në shumë raste.

“Kemi marrë informacione shumë të nevojshme që të ndahen në veçanti e sidomos për deputetët e opozitës të cilët shpesh nxjerrin në opinionin publik informacione që janë të pavërteta dhe ky informacion ka ndihmuar që të mos vazhdojnë ta bëjnë tutje”, tha Kryeziu.

Ndërsa nëse procesi i dialogut pritet të vazhdoj, Kryeziu tha se nuk flet në emër të Komisionit por sipas mendimit të saj “Për të pasur lëvizje në proces të dialogut duhet të ketë lëvizje nga Serbia dhe besoj që në këtë mes duhet të ketë lëvizje edhe nga ana e BE-së në trajtimin e palëve në mënyrë të barabartë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat