Berisha thumbon Gërvallën: Ministria e Jashtme po udhëhiqet nga një person jokompetent dhe e paformuar

Aktuale

Berisha thumbon Gërvallën: Ministria e Jashtme po udhëhiqet nga një person jokompetent dhe e paformuar

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 08:21
Anton Berisha

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme Anton Berisha, deklaron se sa i përket aspektit të njohjeve kjo qeveri ka dështuar.

Kurse, për udhëheqësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka disa fjale.

“Politika dhe diplomacia ndërmjet tjerash janë veprimtari të matshme. Mosnjohja nga asnjë shtet në këtë periudhë është tregues i qartë i dështimit të plotë të kësaj qeverie. MPJ udhëhiqet nga një person jokompetent dhe e paformuar për një detyrë kaq të rëndësishme për shtetin. Në mungesë të rezultateve aty ka vetëm probleme të pafundme dhe dështime të vazhdueshme”, është shprehur Berisha.

Berisha, ka përmendur edhe arsyet të cilat kanë quar deri në stagnimin e njohjeve të reja ndaj shtetit të Kosovës.

“Ka stagnuar ngase shteti nuk është duke funksionuar dhe nuk ka asnjë ndikim në politikën ndërkombëtare , për më keq ka ndikim negativ. Tash, edhe shtetet që na kanë njohur janë duke vën në dyshim vendimet e tilla duke parë papërgjegjësinë totale jo vetëm të qeverisë, por edhe të shoqërisë kosovare në përgjithësi”, ka thënë ish-zv.ministri Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat