Kërkesa e Kurtit për heqjen e masave, reagon Sherifi

Aktuale

Kërkesa e Kurtit për heqjen e masave, reagon Sherifi

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:43
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka komentuar kërkesën e djeshme të kryeministrit Albin Kurti ndaj vendeve të QUINT-it për heqjen e masave ndëshkuese ndaj BE-së.

Ai ka bërë me dije se kërkesa e kryeministrit për heqjen e masave bije në kundërshtim më qëndrimin e tij në kohen kur masat janë vendosur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shefi ka shkruar se kryeministri e ka humbur rrugën në oborr të Qeverisë.

“Kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës, kryeministri Albin Kurti pat deklaruar që: “nuk ka asnjë arsye për t’u vendosur masa ndaj Kosovës”. Sot paska deklaruar që “arsyet e vendosjes së masave kanë pushuar prandaj ato duhet të hiqen”. Tash, shtrohet pyetja, në cilin rast kryeministri nuk e ka thënë të vërtetën: kur ka deklaruar që “nuk ka asnjë arsye për vendosje të masave”, apo që “arsyet për vendosjen e masave kanë pushuar”? Definitivisht e ka humbur rrugën në oborr të qeverisë!”, ka shkruar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat