Guri i Pashke Markajt ende i përmbysur, pret zgjidhje nga shteti

Aktuale

Guri i Pashke Markajt ende i përmbysur, pret zgjidhje nga shteti

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 12:21
Guri i Pashke Markajt

Është bërë më shumë se gjysmë viti prej kur guri përkujtimor i Pashke Markajt – nënës e cila dogji veten pasi varrosi dy djemtë e saj – po rri i përmbysur në Kompleksin e Martirëve në Mejë të Gjakovës.

Në tetor të vitit të kaluar, guri u mor nën përkujdesje shtetërore pasi Qeveria e Kosovës e shtoi në listën e monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Ky hap i institucioneve u ndërmor pasi pronari i tokës private – ku guri kishte qëndruar për gati dy dekada – e largoi atë verën e vitit 2023.

Deri tani nuk është gjetur zgjidhje përfundimtare për gurin monument që simbolizon vetëflijimin e Nënës Pashke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat