Pas vendimit për gazin, Sherifi i Nismës thotë se Konjufca duhet falendëruar publikisht Sabri Hamitin, Adem Grabovcin dhe Pal Lekajn

Aktuale

Pas vendimit për gazin, Sherifi i Nismës thotë se Konjufca duhet falendëruar publikisht Sabri Hamitin, Adem Grabovcin dhe Pal Lekajn

Nga: H.O. Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 20:25
Glauk Konjufca

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar pas vendimit për lirimin e Glauk Konjufcës nga akuza për gazin lotsjellës që dikur u hodh në Kuvend.

Sherifi shkruan në Facebook se pasi këtij vendimi, më e pakta që mund të bënte Konjufca ishte të falendëronte ish deputetët, Sabri Hamiti, Adem Grabovci dhe Pal Lekaj.

Postimi i plotë:

Pas lirimit nga akuza me arsyetimin se “asnjë dëshmitar nuk deshmoi në Gjyq që ai ka hedhë gaz lotsjellës në Kuvend”, më e pakta që tani pritet nga Glauk Konjufca është një falënderim publik për dëshmitarët deputetë të “regjimit të vjetër” Sabri Hamiti, Adem Grabovci dhe Pal Lekaj të cilët e shpëtuan nga dënimi!

P.S nëse nuk guxon prej Albin Kurtit me i falënderu publikisht, së paku nga një sms do të duhej t’ua dërgonte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat