Emocionuese: Mes lotësh, familjarët e 26-vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë e falin gjakun

Aktuale

Emocionuese: Mes lotësh, familjarët e 26-vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë e falin gjakun

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjarët e 26-vjeçarit që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë sot ia kanë falur gjakun familjes së të dyshuares që ka shkaktuar aksidentin.

Media ka siguruar pamje nga varrimi atje, ku në prezencë të shehut familja Habibaj ia fali gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gat, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jep doren. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo na me u marrë me atë punë”, ka thënë shehu prezent.

Familjarët janë parë të emocionuar në momentin e faljes së gjakut.

Aksidenti i rëndë ku mbeti i vdekur 26-vjeçari ndodhi para dy ditësh në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

26-vjeçari u godit për vdekje, pasi vetura kishte përplasur semaforin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat