Haradinaj thotë se qeveria po e largon Kosovën nga aleatët

Aktuale

Haradinaj thotë se qeveria po e largon Kosovën nga aleatët

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 22:50
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë aktuale për siç ka thënë ai largim nga aleatët strategjik.

Këto komente i ka bërë në Facebook, ku ka njoftuar për takime që ka zhvilluar në Shtime.

“Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situatën e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rrëshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK-ja po shihet nga qytetarët si alternativë për një Kosovë stabile e pjesë të NATO-s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat