Hill: Logjika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve

Aktuale

Hill: Logjika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:45
Christopher Hill

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nevojitet një zgjidhje për çështjen e Kosovës, duke shtuar se çështja është se deri kur do të vazhdojnë ta bëjnë këtë vendet që ndihmojnë në atë proces. 

Hill theksoi se shumë njerëz mund të ankohen për të dërguarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, por se ai ka qasjen e duhur, të cilën SHBA-të e mbështesin.

“Lajçak po përpiqet të fusë logjikën. Kosova ka nevojë për marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Serbia nuk ka nevojë për tensione të vazhdueshme. Logjika duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve,” tha Hill në promovimin e botimit serb të librit të Wolgang etritsch “Ndryshimi i epokës – epoka jonë dixhitale autoritare”, tha ai, raporton KO.

Ai shtoi se e ka “llogaritur gabim” veten, pasi në Rambuje, 25 vjet më parë, mendonte se të gjithë do të ishin në BE dhe se askush nuk do të kujdesej për kufijtë.

“Unë bëra një gjykim të keq atëherë,” shtoi Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat