Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Antalya Diplomacy Forum”

Aktuale

Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Antalya Diplomacy Forum”

Më: 1 mars 2024 Në ora: 12:38
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në “Antalya Diplomacy Forum”.

Forumi mbahet në kuadër të forumit që mbledh udhëheqës të shteteve, Ministra të Punëve të Jashtme, diplomatë, biznesmenë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Ministrja Gërvalla do të realizojë takime bilaterale me homologë të saj si dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi në politikën e jashtme, ekonomi dhe investime strategjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat