Përveç Osmanit e Gërvallës, edhe Memli Krasniqi po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Aktuale

Përveç Osmanit e Gërvallës, edhe Memli Krasniqi po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Më: 1 mars 2024 Në ora: 14:09
Kryetari i PDK-së tashmë ka njoftuar për takimin e tij të parë në kuadër të këtij forumi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë (ADF), ku do të jenë prezentë përfaqësues nga 147 vende të botës nën temën “Ngritja e diplomacisë në mes të krizës”.

Këtë vit, në këtë forum do të marrin pjesë rreth 4.500 pjesëmarrës, duke përfshirë 19 krerë shtetesh, 73 ministra dhe 57 përfaqësues ndërkombëtarë.

Në këtë forum pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sikurse edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Kryetari i PDK-së tashmë ka njoftuar për takimin e tij të parë në kuadër të këtij forumi me zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, nga i cili ka kërkuar mbështetjen për njohje të reja dhe anëtarësim të Kosovës në NATO dhe Këshill të Evropës.

Më shumë se 50 panele do të mbahen në forum nga 1 deri më 3 mars dhe do të shfaqen disa ekspozita. Forumi do të mbulojë tema të ndryshme si çështjet globale, diplomacia, siguria, kriza klimatike, migrimi, islamofobia, luftërat tregtare dhe inteligjenca artificiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat