Bislimi takon Lajçakun, flasin për vazhdimin e dialogut

Aktuale

Bislimi takon Lajçakun, flasin për vazhdimin e dialogut

Nga: H.O. Më: 4 mars 2024 Në ora: 21:29
Arkiv

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Kështu është bërë e ditur nga agjenda e zv/kryeministrit Bislimi.

Ky njoftim vjen nga zyra për komunikim e Qeverisë së Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat