Fotografia e Lumir Abdixhikut – Muhaxheri: Po e kritikojnë edhe brenda partisë, por qeshtu duhet me u ulë

Aktuale

Fotografia e Lumir Abdixhikut – Muhaxheri: Po e kritikojnë edhe brenda partisë, por qeshtu duhet me u ulë

Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:37
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ishte kritikuar në rrjetet sociale për mënyrën sesi ishte ulur në qendër të sallës, teksa strukturat lokale të LDK-së në Prishtinë ishin anash.

Këtë fotografi e komentoi Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK-së.

Ai ka thënë se “për këtë Abdixhiku po kritikohet edhe brenda partisë”.

Por, shtoi se kështu duhet të ulej, meqë disa çështje imponohen edhe nga salla ku zhvillohet takimi.

“Edhe pse po e kritikojnë edhe brenda partisë, këtu i takon me u ulë sepse këtu është kryetari me strukturat lokale. Po të kishim qenë unë e Hykmetja ishim dasht me qenë ulur për skej”, ka thënë Abdixhiku.

Më pas analisti, Blerim Latifi tha se i ka lënë përshtypje ngjyra e zezë në mbulesat e tavolinës ku mbahej takimi i Abdixhikut me strukturat partiake të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat