Bislimi e informon ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar mbi procesin e dialogut

Aktuale

Bislimi e informon ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar mbi procesin e dialogut

Më: 7 mars 2024 Në ora: 20:04
Jonathan Hargreaves dhe Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takimin e parë zyrtar, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, të cilin e informoi mbi procesin e dialogut.

Po ashtu, Bislimi duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës, u shpreh i gatshëm për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin mbi zhvillimet e fundit në vend e po ashtu edhe procesin e dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën e frytshme e produktive dhe përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës. Palët trajtuan përgjatë takimit zhvillimin ekonomik e mundësitë për investim në vend, ku zëvendëskryeministri foli dhe mbi politikat e objektivat e qeverisë, si dhe bashkërisht u theksua gatishmëria për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët, thuhet në komunikatën lëshuar për medie.

Ndërkohë, ambasadori Hargreaves nënvizoi se është kënaqësi dhe privilegj të shërbejë në këtë pozitë dhe të kontribuojë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Ai kujtoi herën e fundit në vitin 2001 kur ka qenë në Kosovë, duke evidentuar se sa mbresëlënëse është progresi dhe zhvillimi i shpejtë që ka njohur vendi, si dhe demokracia e konsoliduar.

Palët trajtuan përgjatë takimit zhvillimin ekonomik e mundësitë për investim në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat