Konjufca uron Ramazanin, thotë se ky muaj çon drejt realizimit shpirtëror

Aktuale

Konjufca uron Ramazanin, thotë se ky muaj çon drejt realizimit shpirtëror

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:34
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e Ramazanit.

Konjufca është shprehur se muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror, njofton Klankosova.tv.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit! Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror”, ka shkruar i pari i Kuvendit në Facebook.

“Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat