Një batalion gjerman këmbësorie i shtohet KFOR-it javëve të ardhshme

Aktuale

Një batalion gjerman këmbësorie i shtohet KFOR-it javëve të ardhshme

Më: 11 mars 2024 Në ora: 15:26
KFOR

Ushtria gjermane do të shtojë edhe një batalion këmbësorie në Kosovë në kuadër të forcës paqembajtëse të KFOR-it, ashtu siç edhe ishte njoftuar qysh vitin e kaluar se Bundeswehr-i do të dërgojë diku deri 150 trupa shtesë.

Një revistë që trajton çështje të sigurisë njoftoi se – përveç 80 trupave gjermane – do të shtohet edhe një kontigjent këmbësorie.

“Misioni #KFOR në #Kosovë funksionon për 25 vjet. Është vendosja më e gjatë e huaj e Bundeswehr-it.

Në javët e ardhshme, kontingjenti gjerman do të përforcohet nga një kompani këmbësorie. Situata e sigurisë në vend mbetet e paqëndrueshme”, ka shkruar kjo revistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat