Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve

Aktuale

Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve

Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:13
Elbert Kransiqi dhe Maida Gorçeviq

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq.

Ministri këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ndërkaq në këtë takim, ministri thotë se u diskutua bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryesore.

“Bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryesore të cilat i diskutuam në takimin bilateral me Ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, znj. Maida Gorčević”, shkroi Krasniqi.

“Pasi i urova mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Ministren znj. Gorčević, e falënderova për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve duke synuar thellimin e këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, shton më tutje ministri.

Krasniqi tha se ka njoftuar ministren për projektet dhe programet e ministrisë të cilat përfshijnë avancimin e agjendës legjislative, zhvillimin ekonomik lokal dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.

“Në anën tjetër, nga ministrja znj. Gorčevi, u njoftova për iniciativat dhe planet e ministrisë të cilën ajo e udhëheqë në kuadër të procesit të integrimeve evropiane”, shprehet Krasniqi.

“Në fund të takimit u dakorduam që bashkëpunimi ynë të thellohet përmes programeve dhe projekteve konkrete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat