Osmani: Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira

Aktuale

Osmani: Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira

Më: 31 mars 2024 Në ora: 09:05
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Pashkëve.

Urimi i Osmanit:

Festa e Pashkëve personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin.

Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi.

Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar!

Gëzuar për shumë mot Pashkët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat