Deputetja shqiptare në Kroaci komenton raportimet për ambasadorin Martin Berishaj

Aktuale

Deputetja shqiptare në Kroaci komenton raportimet për ambasadorin Martin Berishaj

Më: 3 prill 2024 Në ora: 19:50
Emina Lekaj Perlaskaj dhe Martin Berishaj

Kandidatja shqiptare për deputete në parlamentin kroat, Emina Lekaj Perlaskaj, është pyetur për raportimet që lidhen me aferën korruptive të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në përgjigjen e saj, Lekaj-Perlaskaj ka thënë se i takon institucioneve të drejtësisë të merren me këto raportime, por se ka vlerësim maksimal për punën e Berishajt.

“Imazhi i tij nuk ka ndryshu në Kroaci, sa i përket qeverisë kroate dhe korit diplomatik, ndoshta privat dëgjoj thashetheme, por nuk jam tip që merrem me këto, ma shumë për shkak të profesionit them, le drejtësia të merret me ato punë”, tha kandidatja për deputete në parlamentin kroat, Emina Lekaj Perlaskaj.

Sipas saj është lehtë të gjykohet dikush para se të merret një vendim nga institucioni i cili është kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat