Gashi: Ahmeti e Osmani s’kanë lënë derë diplomatike pa lobuar kundër Kosovës e Kurtit

Aktuale

Gashi: Ahmeti e Osmani s’kanë lënë derë diplomatike pa lobuar kundër Kosovës e Kurtit

Më: 3 prill 2024 Në ora: 23:12
Afrim Gashi

Kryetari i Partisë Politike Alternativa në Maqedoni të Veriut, Afrim Gashi ka konkluduar se politikanë nga ky shtet po lobojnë kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Gashi ka thënë se Ali Ahmeti, Artan Grubi e Bujar Osmani po lobojnë kundër Kurtit duke e paraqitur atë si një faktor destabiliteti.

“Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nuk kanë lënë derë diplomatike, bashkë me zotin Osmani, duke qenë ministër i Jashtëm, duke lobuar kundër Kosovës dhe kundër Albin Kurtit, duke thënë se ai është faktor destabiliteti. Kur Albin Kurti është kryeministër i Kosovës dhe në arën ndërkombëtare kur denigrohet dhe sulmet ai, sulmohet Kosova, prandaj unë mendoj që janë përdorur mekanizmat e pushtetit për interesa partiake e në dëm të kombit” u shpreh ai.

Ndërkohë, Gashi ka folur edhe për kandidatët nga radhët e shqiptarëve për president të Maqedonisë së Veriut në këto zgjedhje.

Ai tha se ishin pajtuar me Kurtin e Ramën që të ketë vetëm një kandidatë shqiptar për këtë pozitë, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Në takimin tonë të fundit qe kemi qenë në kryeministrit, ne dolëm më një qëndrim të përbashkët me zotin Kurti, se është mirë që shqiptarët e Maqedonisë të dalin me një kandidat për president dhe ne nuk thamë se ai duhet të jetë i opozitës apo kushdo qoftë. Kurti ishte i idesë dhe këtë e kishin diskutuar me Ramën që shqiptarët të dalin me një kandidat dhe ne pranuam. Pritëm më shumë se 10 ditë dhe e kandiduam pastaj Taravarin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat