Konfiskimi i pronave të Radoiçiqit, avokati tregon se çka mund të ndodhë me to

Aktuale

Konfiskimi i pronave të Radoiçiqit, avokati tregon se çka mund të ndodhë me to

Më: 4 prill 2024 Në ora: 18:32
Milan Radoiçiq

Avokati Qëndrim Arifi sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me konfiskimin e restorantit dhe banesës së Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës.

Ai është shprehur se ajo që ndodh sot është një procedurë që ka të bëjë me një fazë më të vonshme të procedurës penale.

“Ajo çfarë kemi parë sot është një procedurë tjetër që ka të bëjë me një fazë më të vonshme të procedurës penale e që është futja e atyre pronave nën Administrim të Agjencisë për Administrimin e Pronave të Konfiskuara dhe të Sekuestruara, e cila agjenci funksionin në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, u shpreh ai.

Më tej, Arifi tregoi edhe se çka mund të ndodh me këto dhe pronat e tjera të konfiskuara.

“Kjo së pari varet nga vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake, normalisht edhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Zakonisht këto prona mund të ridestinohen vetëm kur të përfundojë procedura penale në tërësi”.

“Në rast se vihet në përfundim se ky proces do të zvarritet ose prova e sekuestruara është ka e humb vlerën, atëherë edhe me një rekomandim të Agjencisë për Administrimin e Pronave të Konfiskuara mund të urdhërohet pra nga Gjykata e procedurës paraprake, ose gjykata e rregulltë që të njëjtat të shiten apo të ridestinohen në dobi të buxhetit të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat