Publikohet vendimi i cili u zbatua sot për konfiskimin e pasurisë së Radoiçiqit

Aktuale

Publikohet vendimi i cili u zbatua sot për konfiskimin e pasurisë së Radoiçiqit

Më: 4 prill 2024 Në ora: 23:33
Milan Radoiçiq

Sot ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Milan Radoiçiqit, kryekriminelit të veriut të Kosovës, i identifikuar edhe si udhëheqës i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, është zbardhur ekskluzivisht vendimi i Gjykatës i cili është zbatuar sot me rastin e konfiskimit të pasurisë së Radoiçiqit.

“…Për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPRK-së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 i KPRK-së si dhe ndaj të pandehurit Milan Radoiçiç për shkak të dyshimtë se ka kryer veprën penale shpërlarje e parave nga neni 302 i KPR, lidhur me nenin 56 dhe 57 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke vendosur për Kërkesën për Urdhër Ndalues /Përfundimtar, respektivisht Kërkesën PPS.nr.75/2023 të datës 0410.2023, me datë 02.11.2023 nxjerr

Urdhër Ndalues Përfundimtar me Masë të Përkohshme Administrim i Pasurisë së Specifikuar tek Administruesi i Pasurisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndryshe, sot, zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar (AAPSK) kanë sekuestruar restorantin “Grey” që gjendet në Mitrovicë të Veriut e që po ashtu është pasuri e Radoiçiq. E konfiskuar ka mbetur edhe një banesë në katin e gjashtë në ndërtesën ku edhe gjendet restoranti. 

Image
Vendimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat