Shokon Buzhala: 200 mijë qytetarë kanë ikur në Evropë pas liberalizimit

Aktuale

Shokon Buzhala: 200 mijë qytetarë kanë ikur në Evropë pas liberalizimit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 06:49
Viktor Buzhala

Viktor Buzhala ka thënë një shifër goxha të madhe për ikjen e qytetarëve të Kosovës pas Liberalizimit të vizave.

Sipas tij, afër 200 mijë përsona janë larguar nga Kosovë pas Liberalizimit të vizave.

“Para një muaji kanë shkuar 150 mijë persona ndërsa tani numri duhet të ketë arritur 200 mijë, nëse shikojmë në qytete të tjera mund ta vërejmë se qytetet janë goxha të thata, rrugët janë pa njerëz, pa vetura, kjo në Prishtinë nuk vërehet por në qytetet e tjera vrehet shumë”, tha ai.

Me këtë është pajtuar edhe gazetari Adrian Collaku i cili tha se në Prishtinë shumë dyqane të cilat kanë qenë kafene tani më të njëjtin janë lëshuar më qera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat