Sveçla:Serbia në Rezallë bëri krim të dyfishtë, drejtësia të veprojë mbi ta

Aktuale

Sveçla:Serbia në Rezallë bëri krim të dyfishtë, drejtësia të veprojë mbi ta

Më: 5 prill 2024 Në ora: 17:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Krimet e kryera nga Serbia në Kosovë nuk i harrojmë asnjëherë dhe po punojmë çdo ditë në dokumentim të asaj që përjetuam si popull e identifikim të strukturave që kryen këto krime, që drejtësia të veprojë mbi ta”. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla pas homazheve në Rezallë të Skenderajt.

Ai tha se 25 vjet më parë, më 5 prill të vitit 1999, 98 djem e burra shqiptarë u masakruan në Rezallë të Skënderajt.

“Përveç që u ekzekutuan, nga forcat e Serbisë kufomat e tyre u dërguan në Serbi, duke u identifikuar disa prej tyre në varreza masive atje. Ky është një krim i dyfishtë po aq sa është edhe mizor”, deklaroi Sveçla.

Ai tha se të premten nderoi martirët e Rezallës, sakrifica e të cilëve sipas Sveçlës, ndërtoi themelet e forta të lirisë sonë.

“Takuam familjarët e të rënëve, dhimbjen e të cilëve e ndajmë çdo ditë si shoqëri e si institucione ndërsa nga ta marrim forcën për të ecur përpara në betejën për drejtësi.  Lavdi martirëve të Rezallës! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat