Bajraktari: Opinioni është në mjegull se çka u konfiskua nga Radoiçiqi

Aktuale

Bajraktari: Opinioni është në mjegull se çka u konfiskua nga Radoiçiqi

Më: 5 prill 2024 Në ora: 18:40
Avokati Ardian Bajraktari

Avokati Ardian Bajraktari, vlerëson se opinioni e ka të paqartë se cilat prona të Milan Radoiçiqit janë konfiskuar dhe cilat janë sekuestruar.

Megjithëse, Bajraktari thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së Radoiçiqit, janë konfiskuar ose sekuestruar.

“Kemi një së paku jo qartësi në opinionin publik, se cila pasuri është konfiskuar dhe cila është sekuestruar”, u shpreh Bajraktari.

“Përveç veturave siç u tha që është konfiskuar. Opinioni është në mjegull në këtë kuptim mirpëo pjesa dërmuese e pronave në bindjen time, siç u vendosën shenjat përkatëse sipas asaj që obligohet Agjencia për administrim të pasurisë të konfiskuar apo të sekuestruar, janë për momentin në administrim të saj, që nënkupton që janë në fazë të sekuestrimit dhe pritet epilogu përfundimtar, që vendoset për këtë pasuri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat