Si përhapet ‘’Kolla e mirë’’? – infektologu thotë se kjo sëmundje prek moshat fëmijërore

Aktuale

Si përhapet ‘’Kolla e mirë’’? – infektologu thotë se kjo sëmundje prek moshat fëmijërore

Më: 7 prill 2024 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Një sëmundje ngjitëse, e njohur si ‘’Kolla e mirë’’, ka ngjallur shqetësime për përhapje të mundshme.

Anise në Klinikën Infektive në QKUK, nuk ka raste të rënda nga Pertusis, infektologu Hamdi Ramadani, specifikon për klankosova.tv, se kjo prek kryesisht moshën fëmijërore.

”Pertusis është sëmundje akute infektive e moshës fëmijërore që shfaqet me shenja të aparatit respirator dhe manifeston një simptoma të vazhdueshme respiratore. Shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe temperaturë dhe shkaktar është baktere e quajtur Pertusica”.

Meqë është sëmundje ngjitëse, infektologu Ramadani bëri të ditur se përhapet me spërkla gjatë të folurit dhe teshtitjes.

”Përhapet gjatë të të folurit dhe teshtitjes, dhe pasi është sëmundje tipike epidemike kjo ka karakter epidemik dhe mund të zgjerohet dhe më gjerë në shkolla dhe kopshte andaj duhet vaksinim dhe trajtim”, shtoi ai.

Ndryshe, IKSHPK u ka bërë thirrje prindërve që t’u përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar.

Sipas tyre kjo dhe është mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë sëmundje akute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat