Tomë Gashi i reagon Abelard Tahirit: Plagët e Astritit janë dëshmi e vrasjes së tij

Aktuale

Tomë Gashi i reagon Abelard Tahirit: Plagët e Astritit janë dëshmi e vrasjes së tij

Nga: M.L. Më: 8 prill 2024 Në ora: 16:16
Tomë Gashi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pyeti sot pse Lëvizja Vetëvendosje po hesht për mostrat e rastit Dehari, të cilat u gjetën javën e kaluar.

Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së ka shtruar edhe disa pyetje të tjera, lidhur me atë se kush i vodhi këto mostra, e ku qëndruan ato për një vit e gjysmë.

Tutje ai ka pyetur se a ka pasur ndërhyrje në mostra në kohën sa ato ishin jashtë Institutit, derisa tutje ka shkruar se kush i ka kthyer ato tani.

Këtyre deklaratave të Tahirit u është kundërpërgjigjur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Ai publikoi një dokument zyrtarë me anë të së cilës i ka kërkuar prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, informacione rreth zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Gashi ka thënë se Prokuroria po e përdor heshtjen për të arsyetuar neglizhencën totale në zbulimin e vrasësve të Astrit Deharit.

Postimi i plotë:

Rasti i mostrave të Astrit Deharit

Kërkesa e radhës është dërguar Prokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Afrim Shefkiu. Edhe pse ka kaluar një vit e katër muaj nga publikimi i zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, edhe pse Prokurori ka pranuar shumë kërkesa për të njoftuar familjen e Astritit për këtë çështje, edhe pse Prokurori ka obligim ta bëjë këtë, Prokurori vetëm hesht, asnjëherë nuk përgjigjet! Prokuroria po e përdor heshtjen për të arsyetuar neglizhencën totale në zbulimin e vrasësve të Astrit Deharit. Plagët e Astritit janë dëshmi e vrasjes së tij, që nuk mund t'i fshehë askush, as siç nuk mund ta fshehë edhe një ish Kryeprokuror, i cili dështoi rastin e vrasjes së Astritit ta mbyllë për 13 ditë në kundërshtim me provat që e vërtetojnë se Astriti është vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat