Njohja e pasaportave ilegale të serbëve, Mazreku: Është cenim i sovranitetit të Kosovës

Aktuale

Njohja e pasaportave ilegale të serbëve, Mazreku: Është cenim i sovranitetit të Kosovës

Më: 11 prill 2024 Në ora: 23:52
Avni Mazreku

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me njohjen e pasaportave ilegale të serbëve.

Ai është shprehur se edhe në aspektin juridik edhe në atë politik, kjo është sipas tij, cenim i sovranitetit të Kosovës.

“Në cilin do kontekst që e shohim, qoftë në kontekstin juridik, qoftë në kontekstin politik ky është cenim i sovranitetit të Kosovës.

Në qoftëse e marrim në raport krahasues me atë që disa shtete e kanë ligjin e dyshtetësisë, ku një qytetar i caktuar mund të ketë dy shtetësi dhe me qenë bartës i dy pasaportave të caktuara, në këtë rast për njerëzit që mundësohet lëvizja e lirë, përkatësisht njohja e atyre pasaportave, nuk janë njerëz që iu njihet statusi i dyshtetësisë, në këtë rast i shtetësisë së Kosovës dhe i shtetësisë së Serbisë, por njihet njëfarë statusi paralel i institucioneve të Republikës së Kosovës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat