Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë/ Pamje

Aktuale

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë/ Pamje

Më: 14 prill 2024 Në ora: 21:53 Përditësuar në ora: 22:31 më 14.04.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Të shtëna në Gjakovë, policia në aksion për kapjen e të dyshuarve

Sonte pas orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta” në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të personave të dyshuar.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, tha Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat