Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh

Aktuale

Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh

Më: 18 prill 2024 Në ora: 23:28
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, vlerësoi se me arrestimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, Serbia ka bërë një autogol të madh.

Peci tha se përgjatë një muaji, ose edhe më shumë, Kosova mund të ketë problem me Serbinë.

“Do të mund të kemi situatë të tensionuar me Serbinë, por ndoshta dhe më tutje. Ne kemi edhe një problem tjetër se në qershor kemi zgjedhjet në BE.

Pas kësaj disi edhe pika e menaxhimit të konflikteve, që është zyra e Borrell dhe Lajçak, nuk do të jetë më në funksion e mandej do të hyjmë në një fazë të re”, ka thënë Peci, për RTV21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat