Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj e ka quajtur kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn të paguximshëm.
Pas deklaratës së kryeministrit, Gecaj ka shkruar në Facebook që t`i “lej fjalët Kryeministër e merre guximin për të udhëhequr procesin sipas obligimeve tuaja ligjore e kushtetuese, se “desh na pate qitë fare” për atë pozitë!”
Postimi plotë:
KRYEMINISTRI I (PA) GUXIMSHËM
“Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike dhe kufijtë nuk lëvizin me fjalë", na paska porositur Kryeministri Haradinaj dje nga Vlora!
“Kufijtë nuk lëvizin me letra por me luftë”, i kisha thënë unë Haradinajt në vitin 2015, gjatë një bisede të rastësishme kokë-më-kokë në lidhje me kufirin me Malin e Zi. Por, atëherë ai fliste krejtësisht tjetër, e që u provua më vonë se e bëri ekskluzivisht për hir të ardhjes në pushtet, pasi që demarkacionin e aprovoi mu ashtu siç kishte qenë më heret! Lej fjalët Kryeministër e merre guximin për të udhëhequr procesin sipas obligimeve tuaja ligjore e kushtetuese, se “desh na pate qitë fare” për atë pozitë!