Thaçi: Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një burrështetas si Bajram Rexhepi

Aktuale

Thaçi: Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një burrështetas si Bajram Rexhepi

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 11:17
Ai ka kujtuar punën e Bajramit Rexhepit në UÇK.

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin, duke e vlerësuar trashëgiminë e Rexhepit si humanist, doktor të luftës e lideri politik.

“Dje u bë një vit nga vdekja e ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, që prapa vete la një trashëgimi të pasur si humanist, doktor i luftës, lider politik, kryeministër dhe bartës i funksioneve të tjera të larta shtetërore”, ka shkruar Thaçi

Ai tutje ka vazhduar duke kujtuar punën e Bajramit Rexhepit në UÇK.

“Ish kryeministri Bajram Rexhepi do të mbahet mend për kulturën e lartë demokratike, shpirtin tolerant, frymën fisnike dhe modestinë njerëzore, si vlera që i reflektoi dhe i shpërndau me të tjerët, qoftë para luftës, gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe në kohën e rindërtimit të Kosovës. Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një profil politikani dhe burrështetasi si Bajram Rexhepi”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat