Gecaj “shuplakë” “komandantëve": Do t’ju mallkoj gjaku i dëshmorëve

Aktuale

Gecaj “shuplakë” “komandantëve": Do t’ju mallkoj gjaku i dëshmorëve

Nga: N.Sh Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:00
UÇK

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka thënë të gjithë atyre që po luajnë me rritjen e numrit të madh të veteranëve se do të u mallkoj gjaku i dëshmorëve.

Gecaj thotë se, disa të PDK-së, në paraqitjet e tyer publike po solidarizohen me ish prokurorin Blakaj dhe kauzën e tij, por ai pyet se a po e bëjnë këtë me sinqeritet epo vetëm “sa për sy e faqe”.

Sipas Gecajt, lotët e krokodilit nuk u kryen punë edhe nëse ky solidarizim është i sinqert.

“Ndërsa ju, “komandantë” profiterë dhe “veteranë” mashtrues, ju të cilët luani me vlera të paprekshme, ju do të mallkoheni nga gjaku i dëshmorëve e mundi i luftëtarëve! Gjithë këto skandale e afera të paprecedentë, si dhe gjithë kjo keqqeverisje e tmerrshme, janë alarmi më serioz dhe i fundit se kjo nomenklaturë qeverisëse duhet të largohet sa më parë. Agimin mund ta shohim vetëm pasi të ketë ikur terri!”, shkruan Gecaj transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

DO T’U MALLKOI GJAKU I DËSHMORËVE!

Po i shoh disa PDK-istë të cilët, së paku në paraqitjet e tyre publike, duket se solidarizohen me ish-prokurorin Blakaj dhe kauzën e tij. E bëjnë këtë me sinqeritet apo vetëm “sa për sy e faqe” unë nuk mund ta them me siguri! Por ajo që mund ta them me lehtësi është se sistemi i drejtësisë është dëmtuar seriozisht përgjatë viteve nga individë dhe struktura ngushtë të lidhur me PDK-në, por jo vetëm, dhe për këtë kemi parë e dëgjuar prova e dëshmi të bollshme. Prandaj, lotët e krokodilit nuk u kryen pune! Nëse ky solidarizim i juaji është vërtetë i sinqertë, e që unë për disa nga ju edhe dua ta besoj, atëherë mos u epni më votë këtyre njerëzve! Ndërsa ju, “komandantë” profiterë dhe “veteranë” mashtrues, ju të cilët luani me vlera të paprekshme, ju do të mallkoheni nga gjaku i dëshmorëve e mundi i luftëtarëve! Gjithë këto skandale e afera të paprecedentë, si dhe gjithë kjo keqqeverisje e tmerrshme, janë alarmi më serioz dhe i fundit se kjo nomenklaturë qeverisëse duhet të largohet sa më parë. Agimin mund ta shohim vetëm pasi të ketë ikur terri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat