Opinionisti Ilir Hajdari, ka thënë se shqiptarët e Kosovës, duhet të jenë të vëmendshëm për rrezikun e madh që po i kanoset atdheut të tyre.
Në një shkrim autorial të dërguar në gazetën “Bota sot”, Hajdari ka propozuar formimin e një qeverië të përkohshme në ekzil.
Sipas tij, nëse do të bëhej kjo, populli i Kosovës nuk do t’i humbas njëzet vitet e pasluftës/
Reagimi i tij i plotë:
Një Qeveri e Përkohshme në Ekzil, do ta shpëtonte Kosovën
Shqiptarët e Kosovës, anë e kënd botës, duhet të jenë të vëmendshëm për rrezikun e madh që po i kanoset atdheut të tyre, prandaj duhet të mendojnë mirë dhe të marrin masa të menjëhershme për formimin e një Qeverie të Përkohshme në Ekzil. Madje, atje në mërgim, është akoma më e mirëseardhur sikur të krijohej mundësia edhe e formimit të një Parlamenti dhe e emërimit të një Presidence të Kosovës. Jam i bindur se, po të bëhet kjo, populli i Kosovës nuk do t’i humbas njëzet vitet e pasluftës.
Asgjë nuk është në dorën e Thaçit, e, Ramushit, nuk i bihet me kokë!
Atdheu mbi të gjitha. Shpëtojeni atë, për të cilën shumë luftëtarë e ideologë të lirisë, të zhgënjyer skajshmërisht me të mirat që ua solli liria, morën rrugën e mundimshme të arratisë – ikjen drejt shtigjeve të mërgimit. Një plagë e rëndë për ta, po aq sa robëria./BS