Thaçi i pikëlluar nga vdekja e John McCain

Aktuale

Thaçi i pikëlluar nga vdekja e John McCain

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 10:16
Hashim Thaçi dhe McCain

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të popullit të Kosovës me rastin e vdekjes së mikut të madh të shqiptarëve, senatorit amerikan John McCain.

Në një reagim të tij përmes llogarisë së tij në Twitter, Presidenti Thaçi e ka cilësuar hero senatorin amerikan, ndërsa ka shfaqur ndjenjë pikëllimi për humbjen e tij.

”I gjithë populli i Kosovës dhe unë, u jemi bashkuar dhimbjes së familjes e miqve me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan, JohnMcCain. Një nga udhëtimet e tij jashtë vendit ishte ai i vitit 2017 në Kosovë, kur unë i dhashë atij urdhrin më të lartë të meritës. Ai ishte një ndër heronjtë e fundit të vërtetë të kohës sonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat