Diskutimi për kufijtë i shkon për shtati vetëm presidentit Putin

Aktuale

Diskutimi për kufijtë i shkon për shtati vetëm presidentit Putin

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 15:42
Pamje nga mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar)- Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij dhe të qeverisë, se ndarja e Kosovës dhe ndryshimi i kufijve është i pamundshëm dhe se nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

Duke i komentuar deklaratat e kreut të shtetit, Haradinaj i ka quajtur ato kundërpërgjigje ndaj deklaratave të serbëve për ndarje të Kosovës, por nuk mendon që dikush ka mandat që të diskutoj për ndarjen e vendit.

Madje, diskutimi për kufijtë për Haradinajn është destabilizim për Ballkanin dhe situatë që i shkon për shtati vetëm presidentit rus Vladimir Putin.

Haradinaj: Nëse deklaratat e Thaçit janë ndryshe, atëherë kemi probleme serioze

“Qëndrimi i Qeverisë dhe i imi është ky, e synojmë një marrëveshje ligjore obligative mes dy vendeve për njohje reciproke Kosovë-Serbi. Kufijtë, territori nuk janë temë e diskutimit, nuk janë mandat i askujt në Kosovë t’i diskutoj këto. Kufijtë dhe territori në këtë rast janë kthim prapa për Kosovës, por janë edhe destabilizim për rajonin dhe i shkojnë për shtati vetëm presidentit Putin, askush tjetër nuk ka interes. Po, po ia kam thënë shumë herë, ajo që po thotë presidenti është në nivel të kësaj retorikës që fola, ose kundër retorikës, shpresoj që është ashtu, nëse është ndryshe, atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se opozita e ka votën e tij dhe të partisë së tij për miratimin e një rezolute në Kuvend, e cila specifikon qartë se në dialogun me Serbinë nuk guxon të diskutojë për territorin dhe kufijtë.

Haradinaj: Opozita e ka votën time për rezolutë kundër diskutimit për kufijtë

“E ka votën time sot, do të thotë mos të ndryshohen kufijtë dhe territori e ka votën time sot, nesër dhe në çdo kohë. Për faktin se kjo retorikë po ndodh, mund të jetë kjo ajo kundër retorika, pra duhet t’ia lëmë njëfarë mundësie se kjo mund të jetë njëfarë kundër retorike e asaj që po na vije nga Beogradi. Me siguri që kjo qartësohet në një të ardhme të afërt. Por është e pamundshme që dikush i Kosovës të negociojë territor dhe kufijtë. Nuk guxojmë të kthehemi në atë situatë”, tha Haradinaj.

Duke folur për kërkesën e shoqërisë civile për vetingun në Kosovë, Haradinaj tha se nuk është krejt zgjidhja vetëm te kjo, meqë një veting thuajse ka ndodhur në sistemin e drejtësisë.

Haradinaj: Për problemet në gjyqësor nuk është problemi te vetingu

“Ka ndodhur një veting, pra e kanë kaluar një veting organet e gjyqësorit. Nuk është problemi te vetingu, besoni, është problemi të dhënia e mundësisë për punë, të punojnë në përputhje me ligjin. Nëse ka nevojë bëjmë shumë vetingje, por nuk është efekti aty, sa është thirrja në përgjegjësi e atyre që i kanë marrë punët në bazë të ligjit. Secili e ka një përgjegjësi, kryeje në bazë të ligjit”, tha Haradinaj.

I pyetur nëse i ka lexuar procesverbalet e komisionit për hartimin e Asociacionit, në të cilin i referohen Kosovës si ‘Kosova dhe Metohija’, Haradinaj tha se nuk i ka lexuar, por njerëzit e tij i kanë lexuar porse zyrtarisht ende nuk e kanë marrë draftin e statutit të asociacionit.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ndërsa, ministrat e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, abstenuan. Po ashtu Qeveria emëroi edhe Arsim Gërxhaliun drejtor të Institutit të Mjekësisë Ligjore me mandat trevjeçar.

Qeveria e Kosovës, po ashtu në këtë mbledhje ka vendosur që të ndajë 112 mijë euro për ndihmë komunës së Preshevës në realizimin e disa projekteve, siç janë këndi i lojërave për fëmijë dhe parku i paqes.

Po ashtu janë ndarë edhe 35 mijë euro për ndihmë financiare për alpinisten Arineta Mula, 20 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore të Gegë Ardit Gashi dhe 30 mijë euro për organizimin e ceremonive shtetëror me rastin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Në këtë mbledhje janë shtyrë tri projektligje, ai për pagat në sektorin publik, projektligj për zyrtarët publik dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore te Agjencive të Pavarura. Kjo u bë me kërkesë të Zyrës së BE-së në Kosovë pasi ende janë duke i harmonizuar me legjislacionin e BE-së. 

Qeveria merr vendim për 197 mijë euro, prej tyre 112 mijë i ndanë për Preshevën

 Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që po mban sot, ka vendosur për të ndarë 112 mijë euro për ndihmë komunës së Preshevës në realizimin e disa projekteve siç janë këndi i lojërave për fëmijë dhe parkun e paqes.

Kabineti qeveritar ka ndarë edhe 35 mijë euro për ndihmë financiare për alpinisten Arineta Mula, 20 minë euro për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore të Gegë Ardit Gashi.

Po ashtu Qeveria miratoi edhe ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30 mijë euro për organizimin e ceremonive shtetëror me rastin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Në këtë mbledhje janë shtyrë tri projektligje, ai për pagat në sektorin publik, projektligj për zyrtarët publik dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore te Agjencive të Pavarura. Kjo u bë me kërkesë të zyrës së BE-së në Kosovë pasi ende janë duke i harmonizuar me legjislacionin e BE-së. 

Drejtpërdrejt nga mbledhja e Qeverisë

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mbledhja mbahet nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat