Jakup Krasniqi: Milaim Zeka nuk është anëtar i NISMA-së

Aktuale

Jakup Krasniqi: Milaim Zeka nuk është anëtar i NISMA-së

Nga: D.RR Më: 31 gusht 2018 Në ora: 23:09
Milaim Zeka dhe Jakup Krasniqi

Themeluesi i NISMA-së, Jakup Krasniqi, përmes një statusi në Facebook është sqaruar se asnjëherë as nuk e ka pohuar, e as mohuar se a do të mbetet Milaim Zeka pjesë e NISMA, pas video incizimit të fundit.

Madje, Krasniqi thotë se Milaim Zeka nuk është anëtar i NISMA, por ai ka hyrë si i pavarur aty.

“...Sa i përket asaj që u interpretuar në medie se a do të mbetet apo jo Milaim Zeka në Nisma, as e kam pohuar e as mohuar “se ai do të mbetet pjesë e Nismës”, pasi ajo nuk është çështje individuale e vullnet i imi, por vendim i organit përkatës të subjektit, ndonëse ai në listën e NISMËS është hyrë si i pavarur e jo si anëtar i Nismës Socialdemokrate. Pra ai ishte pjesë e GP të Nismës, por jo anëtar i Nismës”, ka shkruar Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat