Juncker: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kusht për sigurimin e paqes në Ballkan

Aktuale

Juncker: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kusht për sigurimin e paqes në Ballkan

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:33
Jean-Claude Juncker dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave, perspektivën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Me këtë rast kreu i vendit tonë  tha se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës duhet të vijë shpejtë dhe t’i jepet fund izolimit të Kosovës.

Dy presidentët kanë biseduar edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve, si kusht për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe për hapjen e perspektivës për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat