"Shantazhi i SHIK-ut, Fatmir Limaj dhe fundi i NISME-s”

Aktuale

"Shantazhi i SHIK-ut, Fatmir Limaj dhe fundi i NISME-s”

Nga: N. Sh Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:22
Fatmir Limaj

Analisti politik Haki Abazi thotë se, pasi u propozua Fatmir Limaj udhëheqës i dialogut me Serbinë, këtu është fundi i tij dhe i subjektit politik Nisma.

Abazi thekson se, shantazhi i SHIK-ut u aktivizua menjëherë pasi Limaj ditë më parë doli kundër ndarjes dhe marrëveshjes me Serbinë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, Limaj duhet të lirohet prej këtij shantazhi duke marrë vendim përgjithmonë që të largohet nga orbita e PDK-së dhe SHIK-ut.

Ky është shkrimi i plotë:

Fatmir Limaj dhe fundi i NISMEs?

Para pak dite, kur Limaj doli kunder ndarjes dhe marreveshejve neper "biruca", shantazhi i SHIK-ut u aktivizua duke i treguar lakun Limes edhe njehere. Shantazhim klasik i shkolles se UDB. " Po bere ze, ta veme lakun ne fyt, t'i qesim edhe do te zeza tjera keu edhe atje".

Por ne fakt Limaj duhet te lirohet nga ky shatazh duke marre vendim qe pergjithemone te largohet nga orbita e PDK dhe SHIK. Qendrimi ne orbiten e PDK e sjeel si nje elektron qe i eshte ofruar berthames se krimit. Sa me afer berthames aq me e forte eshte lidhja por eshte ne doren e Limaj dhe Jakup Krasniqit qe njehere e pergjithemone dhe sot te dalin ne anen e rezolutes qe ne fakt edhe ja forcon edhe me shume poziten e negociatorit Fatmir Limes si kryenegociator, nese vertet ka cka te negociohet.

Nese dalja ne anen e rezolutes do te thote prishje e koalcionit me PDK, e para shteti eshte me i vlefshem se koalicioni dhe e dyta nese dikush eshte i interesuar te mos prishet koalcioni eshte vet PDK dhe Taci qe jane ne nivelin gati zero te perkrahjes edhe nga vet PDK dhe anetaresia e gjere qe po e ndjene vehten te fyer e te mashtruar nga nenshtrimi i Taci para Vucic dhe agjendes se tij per shperberje te shtetit, kundeershti me partneret nderkobetare dhe perqarje te Shqiptareve ne Ballkan.

Nuk ka se si te mos jete kritike sot dalja e e NISME-s ne anen e Rezolutes, sot vendoset ne kandarin e shteti secili deputet por sidmos NISMA sepse cila do te ishte aresyeja per te votuar NISMEn ne te ardheme nese ajo vepron si PDK dhe i behet sherbetore PDK ne momente kur me se shumit vendit i duhen forcat per ckapjen e shtetit. Populli nuk eshte mace me te grithe por sigurisht qe nje dite ka me grrithe fletevotimin kunder atyre forcave politike dhe individeve qe nuk gjejen kurajon qe interesin e shtetit ta vendosin para interesit te vet personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat