Kadri Veseli “zbraz” mllefin ndaj LDK-së : S’ka mbet Kosova ta mbrojë Avdullah Hoti

Aktuale

Kadri Veseli “zbraz” mllefin ndaj LDK-së : S’ka mbet Kosova ta mbrojë Avdullah Hoti

Nga: P.R Më: 4 shtator 2018 Në ora: 20:42
Avdullah Hoti dhe Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, njehërit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas dështimit të seancës së sotme të thirrur nga pozita për votimin e ekipit negociator me Serbinë, është kapur keq me Avdullah Hotin, shef i grupit parlamentar të LDK-së.

Ai ka thënë se nuk ka mbetur Kosova që ta mbrojë Avdullah Hoti.

“S’ka mbet Kosova ta mbrojë Avdullah Hoti e për ta copëtuar ne. Kosova është strehë ku jetojmë bashkërisht. Sot është dashur që LDK dhe Avdullah Hoti të jetë në sallë që ne bashkërisht të marrim vendim që opozita dhe opozita të ishin në ballafaqim me Serbinë. Nuk është serioze, ndoshta është një lojë e fitimit të pushtetit përmes manipulimit të tillë, por hairin nuk ka me ia pa Kosova. Nëse vjen Kosova ka ardhur në një moment që bijat dhe bijtë e vetë ta copëzojnë si plakë dhe nëse ka ardhur në situatë që Avdullah Hoti me e mbrojt, atëherë s’paskemi pasur të djeshme, as të ardhshme, por të ardhshme, por do të kemi të ardhme pasi jemi të vendosur që asnjë copë e tokës as mos të ndahet as mos me lejuar Serbinë e Avdullahu shpresoj se do ta tregoj veten”, ka thënë Veseli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat